SONTE
Bileta e parë, Norvegji-Hungari
12 November, 2015 @9:49
Norvegjia dhe Hungaria janë dy skuadrat e para që do të përballen për të kërkuar njërën nga 4 biletat e mbetura për EURO 2016.
Norvegjia është vendase dhe kërkon që të sigurojë rezultat sa më të mirë, para përballjes së dytë.
Trajneri i Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo, para kësaj ndeshjeje ka thënë se lojtarët e përrfaqësueses janë në formë të mirë për shkak të stinorit të nisur dhe garave europiane, ku po kalojnë me sukses ekipet e këtij vendi, duke pritur rezultat pozitiv.
Në anën tjetër, Bernd Storck, përzgjedhës i Hungarisë shpreson në fillim të mirë. Ai ka thënë se Hungaria do të bëj gjithçka për të shkëputur më pozitiven në Norvegji.
Sa i përket historisë, Norvegjia mbi 30 vjet nuk ka humbur nga Hungaria. Sonte është gjithashtu favorite sipas bastoreve. Ndërsa ndeshja e kthimit luhet pas tre ditësh në Budapest. Mëposhtë shikoni formacionet e mundshme të skuadrave.
Formacionet e mundshme:
NORVEGJIA: | Nyland; Elabdellaoui, Forren, Hovland, Høgli; Skjelbred, Johansen, Tettey, Berget; Henriksen; Søderlund. | ||
HUNGARIA: | Király; Leandro, Kádár, Guzmics, Fiola; Elek, Nagy; Dzudzsák, Gera, Németh; Nikolic. | ||
BASTORET: | Fitorja NOR - 1.90; Barazimi - 3.40; Fitorja HUN - 4.70; |