PROCEDURA E UEFA-së!!!
UEFA hap rastin Serbi-Shqipëri, në hetime të dy taboret
15 October, 2014 @12:50
Serbia dhe Shqipëria janë para sankcioneve, pasi që UEFA-ja ka hapur rastin e kësaj ndeshjeje dhe ka nisur zyrtarisht hetimet për skenat e jashtëzakonshme në takim.
Lajmi është bërë i ditur nga kanali televiziv Eurosport, pak më parë, derisa UEFA-ja ka hapur zyrtarisht rastin, e kreu i shtëpisë së futbollit europian, Michel Platini, ka thënë:
“Futbolli duhet që të bashkojë njerëzit dhe ndeshja nuk do të duhet të përzihet me politikë në asnjë mënyrë. Skenat në Beograd mbrëmë kanë qenë të pafalshme,” është cituar të ketë thënë Platini nga Eurosport.
Sipas kanalit televiziv në fjalë, Serbia së paku do të duhet që ndeshjen e radhës ta luajë pa prani të tifozëve, derisa edhe Shqipëria nuk pritet të shpëtojë lehtë për shkak të shkëndijëzimit të trazirave.