Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHL FINAL

UEFA konfirmon numrin e tifozëve në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA konfirmon numrin e tifozëve në finalen e Ligës së Kampionëve


25 May, 2021 @17:38

Stadiumi Estadio do Dragao në Porto do të mbushet me 33% të kapacitetit në finalen e të shtunës, që do të thotë se 16,500 tifozë do ta shijojnë finalen e Ligës së Kampionëve nga stadiumi.

Pas një sërë takimesh me autoritetet lokale, UEFA e ka konfirmuar numrin e tifozëve që do të lejohen në finalen e Ligës së Kampionëve. 16,500 tifozë do të lejohen në stadium, ndërsa të dyja skuadrave do t’i ndahen nga 6,000 bileta.

1,700 bileta të tjera janë ndarë për publikun e përgjithshëm dhe shitja e tyre ka filluar sot në orën 14:00. Çmimet e biletave janë ndarë në 4 kategori: Kategoria 4: 70€, Kategoria 3: 180€, Kategoria 2: 450€ dhe Kategoria 1: 600€.

Tifozëve që posedojnë biletë do t’iu duhet të kalojnë nëpër një sërë masash sigurie dhe duhet te paraqesin provë të vaksinimit ose teste negative me Covid-19 (Teste PCR jo më të vjetra se 72 orë ose Teste Rapide Antigene jo më të vjetra se 42 orë).

Finalja e Ligës së Kampionëve luhet të shtunën në ora 21:00, ku Manchester City dhe Chelsea do ta kërkojnë trofeun më të çmuar për klube.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League