Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA

Uefa vendos për ndeshjet në mes të Kosovës dhe Rusisë

Uefa vendos për ndeshjet në mes të Kosovës dhe Rusisë


18 October, 2019 @21:45

Paneli i urgjencës së UEFA-së, pas një mbledhjeje ka vendosur për ndeshjet që do t’i zhvillojnë skuadrat nga Kosova dhe ato nga Rusia.

Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që mund të ndodhin në mes të ekipeve nga Rusia dhe Kosova, paneli vendosi që ekipet nga këto dy shtete të mos tërhiqen në short më me njëra tjetrën, në asnjë garë të UEFA-së, deri në një vendim të tjetër.

Sa i përket ndeshjeve kualifikuese të EURO 2021 për fermra, Kosova gjendet në Grupin A me Rusinë. Dy ndeshjet që do të luhen në mes të tyre, do të zhvillohen në një terren neutral.


 
Të gjitha lajmet nga International