Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJAN

Ulpiana emëron trajnerin e ri

Emin Bajrami, majtas, duke pranuar detyrën e re/

Ulpiana emëron trajnerin e ri


12 July, 2022 @16:22

Skuadra që në stinorin e kaluar ishte pjesë e Superligës, Ulpiana dhe që këtë stinor do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës, ka emëruar timonierin e ri të skuadrës.

Ai është Emin Bajrami, që para Ulpianës ka drejtuar skuadrën e Shkëndisë së Hajvalisë. Bajrami në postimin e tij lidhur me marrëveshjen e arritur ka falenderuar Ulpianën për besimin e dhënë, ndërsa u ka premtuar ndërtim të një ekipi me mentalitet fitues dhe konkurrues.

“Nga sot jam kryetrajner i KF Ulpiana. Falenderoj kryetarin e klubit per besimin dhe vlerësimin. Tifozëve të klubit Ulpiana ju premtoj që do të ndërtojmë një ekip konkurruse dhe me mentalitet fitues,” ka shkruar ai në llogarinë personale të tij të Facebookut.

Ulpiana gjatë stinorit të kaluar kishte nisur mirë në Superligë nën drejtimin e Edlir Tetovës trajner, mirëpo calimet kah fundi i stinorit bën që Tetova të jep dorëheqje, ndërsa skuadrën deri në fund të stinorit e drejtoi Fadil Ademi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë