Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF PËR TË MBETUR NË GARË

Ulpiana fiton derbin, i afrohet kreut

Ulpiana fiton derbin, i afrohet kreut


14 April, 2023 @23:39

Ulpiana ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Vushtrrisë sot në Sami Kelemendi të Lipjanit, falë golit të bukur të Elvis Ahmetit, ndërsa pas pak Urim Statovci i dha fund dilemave të fituesit të ndeshjes, për: Ulpiana 2-0 Vushtrria [Elvis Ahmeti 19’, Urim Statovci 27’].

Vushtrria para se të pranonte golat, s’arriti të shënojë me Henry Chibuezen, ndërsa në anën tjetër pas goditjeve të dhëna nga ekipi i Emin Bajramit, mysafirët sa nga golat e pranuar, aq edhe nga largësia me dy vendet e para humbën koncentrimin për të bërë më tepër në ndeshje.

Fitorja bën që Ulpiana të mbetet kandidatja serioze që do t’i mund t’i bëj ballë Fushë Kosovës lidere për një vend direkt në Superligë, ndërsa Vushtrria në anën tjetër tashmë duket se nuk po mundet të synojë Superligën. Ulpiana e dyta në renditje të Ligës së Parë Grupi B ka 46 pikë, ndërsa Vushtrria do të bie në pozitë të pestë ku me 36 pikë nga 22 ndeshje mbetet larg edhe barazhit për Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë