PËRFORCIM SHTESË TE ULPIANA

Gentian Emini duke u prezantuar te Ulpiana sot/ Foto: FCUlpiana/fb
Ulpiana prezanton edhe Gentian Eminin
3 January, 2023 @17:33
Ulpiana si duket po bëhet gati fuqishëm për në Superligë, ndërsa pas Urim Statovcit, skuadra nga Lipjani ka prezantuar sot edhe futbollistin Gentian Emini.
Emini 25-vjeçar që luan në krah të majtë të mesfushës dhe të mbrojtjes, është prezantuar te ekipi, duke nënshkruar kontratë deri në fund të stinorit 2022/23 me mundësi vazhdimi.
Gentiani më parë ka qenë pjesë e Ferizajit, Arbërisë, por edhe ka luajtur për Ulpianën gjithashtu.