Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA MPOSHT ARBËRINË

Ulpiana triumfon, përsëri fiton derbin lokal dhe ndjek Superligën

Ulpiana triumfon, përsëri fiton derbin lokal dhe ndjek Superligën


19 March, 2023 @22:00

Në një ndeshje tejet interesante në prani të rreth 1000 shikusve lipjanas në Stadiumin e Qytetit “Sami Kelmendi” në Lipjan djelmoshat e klubit bardhë e kaltërt kanë fituar përsëri derbin lokal me rezultat 2:1, duke arkëtuar edhe 3 pikë tjera për të shkuar në kuotën prej 40 pikëve, vetëm 2 pikë më pak se KF Fushë Kosova me të cilin KF Ulpiana do të ndeshet direkt për kreun e tabelës në xhiron e ardhshme.
Një pjesëlojë e parë me shumë raste për gola nga ana e djelmoshave bardh e kaltërt, nga një rivënje nga këndi në minutën e 16-të rezultatin e zhbllokoi Lavdim Grainca me një supergolë me kokë për 1:0.
Loja vazhdonte me ritëm të njejtë ku dominonte dukshëm si me posedim të topit poashtu edhe me raste KF Ulpiana, deri në minutën e 41-të kur KF Arbëria përfitoi nga një aksion i kundërt dhe u barazuan shifrat 1:1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim nga pjesëloja e parë.
Pjesëloja e dytë vazhdoi me lojë shumë rivalizuese me raste nga dyja skuadrat, deri në minunët e 55-të kur sulmuesi më i mirë i ligës së parë Urim Statovci ka shënuar për 2:1 nga një gjuajte të pandalshme, gol i cili edhe e determinoi rezultatin përfundimtar të takimit.
Djelmoshat bardh e kaltërt patën edhe disa raste për të rritur disavantazhin por nuk arritën të tundin përsëri rrjetën e ekipës nga Dobraja e madhe.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë