BARAZHI I LIGËS SË PARË

Ulpiana “vendase” ndaj Lirisë në barazhin e Ligës së Parë
23 May, 2023 @12:17
Skuadra e Ulpianës do të jetë vendase ndaj Lirisë në përballjen e parë të barazhit ku skuadrat në fjalë kërkojnë të dalin karshi ekipit të Superligës në playout.
Kështu është vendosur sot në shortin e mbajtur në zyret e FFK-së, ku Ulpiana do të jetë në cilësinë e vendasit ndaj Lirisë në “18 qershori” të Klinës, ku edhe do të luhet ndeshja.
Përballja e pozitave të dyta të Grupit A dhe B të Ligës së Parë në barazh, fituesin e saj e promovon në përballjen e radhës, ndaj ekipit që përfundon i teti në Superligë, në ndeshjen finale ku njëra skuadër siguron Superligën (aktualisht Fituesi i Ulpiana-Ferizaj ndeshet me njërën nga skuadrat Ferizaji/Trepça’89).
Pra, Ulpiana e drejtuar nga Emin Bajrami më 27 maj në ndeshjen që nis prej orës 15:00 do të ketë tifozët në pjesën kryesore të stadimit, atë Perëndimore, ndërsa Liria e Xhengis Rexhepit si mysafire.