Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOUTHAMPTON - UNITED

United gabon përsëri

Foto: Premier League

United gabon përsëri


31 August, 2019 @15:34

Pas dy gabimeve radhazi ndaj Wolves e Crystal Palace, United ka gabuar përsëri.

“Djajtë e Kuq” kanë barazuar 1-1 me Southamptonin në udhëtim, përballje kjo e vlefshme për xhiron e katërt të Premier Leagues.

U duk se Mancheste United do të kalojë lehtë këtë sfidë, kur në minutën e 10’ kaloi në epërsi me një super gol të Daniel James, por pjesa e dytë solli barazimin e rezultatit, me qendërmbrojtësin e vendasve Jannik Vestergaard që shënoi për 1-1 në minutën e 58’ të ndeshjes.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, edhe pse Southamptoni për rreth 20 minuta luajti me një lojtar më pak, United nuk arriti ta gjejë golin e fitores, duke bërë që edhe kjo ndeshje të mbyllet me barazim dhe skuadra e Solskjaer të ketë vetëm 5 pikë pas 4 xhirove të para.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League