2 KORRIKU 0-1 VUSHTRRIA

Foto: 2korriku.com
Urim Statovci përsëri vendimtar
15 October, 2022 @15:58
Sikur në disa ndeshje tjera kampionale, ashtu edhe sot, Urim Statovci ka dalë të jetë njeriu që vendos ndeshjen dhe kësaj radhe i solli fitoren e pestë kampionale të Vushtrrisë, në fitoren minimale që ekipi i tij e shënoi ndaj 2 Korrikut në Prishtinë.
2 Korriku 0-1 Vushtrria [Urim Statovci 48]
Pas pjesës së parë pa gola, që në fillim të pjesës së dytë Statovci shënoi për epërsinë e vushtrriasve, gol ky që doli të jetë edhe i fitores për ekipin e drejtuar nga Alban Dragusha.
Derisa 2 Korriku mbetet në fund të renditjes në Ligë të Parë Grupi B, Vushtrria me këtë fitore të sotme, me një ndeshje më shumë ka dalë në vend të dytë të renditjes tabelare.
i:
Viva Fresh Liga e Parë; Java e Tetë 2 Korriku – Vushtrria 0:1 (0:0 pas pjesës së parë) Golashënues: Urim Statovci (60’) Gjyqtarët: Taulant Haxhimustafa, Arsim Sadiku, Pashtrik Burrniku Delegat i ndeshjes: Enver Duriqi Vëzhgues i gjyqtarëve: Zymer Berisha Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti, P. Osmani, A. Beqiri (A. Oruqi (38’), A. Shahini, R. Jashari, Y. Prekopuca (kap.), A. Bllaca, L. Jetullahu, Sh. Aliti (F. Bajrami 28’), M. Avdiu (E. Morina 71’), G. Latifi (Rr. Rama 71’). Kryetrajner: Besim Ademi. Formacioni startues i Vushtrrisë: P. Tahiri, E. Halimi, Rr. Statovci (Z. Ademi 46’), L. Avdyli, A. Makolli, L. Emini (L. Behrami 88’), E. Pasoma, D. Ahmeti (T. Avdyli 85’), D. Maxhuni (kap.), U. Statovci (G. Sahiti 90+), A. Shala (E. P. Irogue 46’). Kryetrajner: Alban Dragusha. |