ARMANDO VAJUSHI
Vajushi kthehet pas gati 4 muajve
18 February, 2017 @21:42
Mesfushori ofansiv shqiptar, Armando Vajushi, ka filluar t’i lë pas ditët e vështira që i kaloi gjatë këtij stinori.
25 vjeçari sot është kthyer në fushat e blerta pas gati 4 muajve, pasi që kishte pësuar lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit.
Futbollisti i skuadrës nga Serie B, Pro Vercelli, luajti nga minuta 79’ në ndeshjen e sotme ndaj skuadrës Benevento, por që as kontributi i tij nuk mjaftoi që Pro Vercelli t’i shmanget humbjes me rezultat minimal.
Megjithatë, aktivizimi i Vajushit ishte pozitiv sidomos për të në rrugëtim për t’u rikthyer në formën e vjetër.
Vajushi për herë të fundit kishte luajtur më 24 shtator të vitit 2016, në ndeshjen kundër Cesenas.