MAVRAJ v ABRASHI
Mavraj e Abrashi ndajnë pikë
18 February, 2017 @20:50
Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj dhe Amir Abrashi, janë përballur kundër njëri tjetrit sot, në ndeshjen ndërmjet Hamburgut dhe Freiburgut, në kuadër të Bundesligës.
Dyshja u nda paqësisht nga fusha, pasi që ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Abrashi ishte titullar te Freiburgu dhe mbeti për 62 minuta në fushë, derisa Mavraj, si zakonisht ishte shtylla kryesore në mbrojtjen e Hamburgut dhe luajti përgjatë 90 minutave.
Hamburgu i Mavrajt kishte rastin edhe ta fitojë ndeshjen në fund pasi fitoi penallti në minutën 88’, por që Aaron Hunt nuk u tregua aq i vëmendshëm sa për ta shndërruar penalltinë në gol.