KOSOVA U16 - FEMRAT
Vajzat e Kosovës U16 drejt Irlandës Veriore
Teksti: FFK
9 April, 2018 @20:50
Përfaqësuesjaja e Kosovës U16 në konkurrecën e femrave nesër do të udhëtojë në Irlandën e Veriut, ku do të marrë pjesë në Turneun Zhvillimor U16, që organizohet nën përkujdesjen e UEFA-së, e që ka si qëllim të ndihmojë ekipet kombëtare në zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj grupmoshe.
Ashtu sikurse në konkurrencën e meshkujve, edhe tek femrat pjesë e këtij turneu do të jenë përfaqësueset e njëjta: Irlanda Veriore, Kosova, Luksemburgu dhe Ishujt Faroe.
Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë më 11 prill në orën 20:00 kundër Irlandës Veriore, ndeshjen e dytë më 13 prill në orën 16:00 do të luajë me Ishujt Faroe, derisa më 15 prill, në orën 12:00 do të ballafaqohet me Luksemburgun.
Lista e futbollisteve të ftuara për këto ndeshje:
1. Indrita Starabanja
2. Fjolla Veseli
3. Agnesa Tahiri
4. Rrezona Ramadani
5. Arbnore Basha
6. Tringë Nevzati
7. Fjolla Muja
8. Anita Haziri
9. Anitë Sejdiu
10. Erolinda Hyseni
11. Njomza Osmani
12. Xheneta Hashani
13. Liridona Leka
14. Lumbardha Misini
15. Fortesa Berisha
16. Edona Gecaj
17. Albulena Fejza
18. Dafina Bytyqi
19 .Ylberina Berishaj
20. Elmedina Avdili