FLAMURTARI - PRISHTINA
Prishtina fiton derbin e kryeqytetit, vazhdon ndjekjen e kreut
9 April, 2018 @15:53
Në derbin e kryeqytetit dhe njëkohësisht ndeshjen përmbyllëse të xhiros së XXVI në Superligën e Kosovës në futboll, skuadra e Prishtinës e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 0-2.
Goli i epërsisë për Prishtinën u shënua nga Jamal Arago në minutën e 14’ të ndeshjes, gol i cili erdhi pas një goditje të lojtarit në fjalë nga afro 16 metra, ndërsa gola të tjerë në pjesën e parë nuk pati.
Gjatë pjesës së dytë, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe tentuan gjetjen e barazimit duke inkuadruar edhe lojtarë me tipare sulmuese nga banka rezervë, mirëpo Prishtina nuk lejoi befasi dhe reagoi në anën tjetër me golin e sigurisë. Ishte Basit Khalid ai që shënoi për 0-2 pas asistimit nga Ahmed Januzi dhe dilema e fituesit u mbyll përfundimisht.
Kjo fitore bën që Prishtina ta vazhdojë ndjekjen e kreut, i cili momentalisht okupohet nga Drita, derisa Flamurtari mbetet edhe më tutje në zonën e rrezikshme.