VEDAT MURIQI
Muriqi afron Rizen drejt Superligës
8 April, 2018 @13:57
Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar dy gola në përballjen e sotme që ekipi i tij Rizespor ka shënuar fitore ndaj Eskisehirsporit, 4-1.
Muriqi ka shënuar dy golat e para të ekipit, nga afërsia, për t’ia dhënë avantazhin skuadrës dhe për t’i çuar ata drejt tre pikëve të reja, që i afrojnë në Superligën e Turqisë.
Rizespor është lider i Ligës së Parë të Turqisë, me 59 pikë nga 30 ndeshje, ndërsa ndjekësi i parë i tyre është Ankaragucu, me 55 pikë nga 30 ndeshje.
İlk Yarı Sonucu | Çaykur Rizespor 3-0 Eskişehirspor
— Spor Toto 1. Lig (@SporToto_1Lig) April 8, 2018
⚽️ Vedat Muriqi 1' (1-0)
⚽️ Vedat Muriqi 9' (2-0)
⚽️ Braian Samudio 45' (Pen.) (3-0) pic.twitter.com/GLh00sY04R