FERONIKELI-TREPÇA'89
Barazimi i radhës, në derbin e ditës
7 April, 2018 @15:49
Me përfundimin e ndeshjes derbi të ditës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës’89, ku për herë të parë në Superligë të Kosovës janë ndeshur trajnerët Sulejman Starova dhe Gugash Magani, kampioni aktual ka regjistruar barazimin e katërt në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa ish-kampioni të tretin me radhë!
Raste të shumta ka pasur Trepça’89 për të shënuar, por sulmuesi kryesor i ekipit Oto John nuk ka qenë i saktë sa duhet para portës kundërshtare.
Thjesht goli sot nuk erdhi dhe ekipet u ndanë, 0-0.
Në fund të ndeshjes, në fakt në minutat e fundit, Ylber Maloku i Trepçës’89 ndëshkohet me karton të verdhë nga referi, ndërsa duke marrë kartonin ai i tha diçka referit, që çoi këtë të fundit t’ia jep të kuqen.
Derisa në total 89’shi ka regjistruar barazimin e dhjetë të stinorit, ky ka qenë barazimi i 13 për Feronikelin, rezultat ky që i lë një hap prapa luftës për titull skuadrat në fjalë.
Në xhiron që vjen, Trepça’89 pret Vëllaznimin në Mitrovicë, ndërsa Feronikeli udhëton për në duel me Gjilanin.