MANCHESTER DERBY
Festa e titullit në Etihad, pritet sot
7 April, 2018 @10:29
Dueli i nxehtë, derbi i qytetit të Manchesterit, ndërmjet Cityt dhe Unitedit zhvillohet sot, ndërsa fitorja e ekipit të Pep Guardiolës do ta bën kampion Manchester Cityn.
Titulli te City, për herë të parë nën drejtimin e Guardiolës, pritet të vjen pas katër viteve, stinorit 2013/14.
Paul Parker ka shkruar se Jose Mourinho nuk ka ekip për të ndalë festën e titullit në Etihad, gjatë vizitës së sotme.
“Nuk është gjë e mirë të përjetosh humbje në derbin e Manchesterit dhe të shohësh kundërshtarin të festojë si rezultat i kësaj. Por, nëse ky skenar realizohet sot, dhimbja do të shtohet te United që po çalon,” ka shkruar ai në Eurosport.
Kampanja perfekte e këtij stinori të Cityt nuk duhet aspak të nënçmohet, ndërsa gërshetimi i kërkesave të Guardiolës me përformancën e lojtarëve të treguar - ka qenë për çdo lavdatë, e mundësia që të kryejnë stinorin me mbi 100 pikë të fituara, mbi 100 gola të shënuara dhe gol dallim prej 66+, flet shumë.
City është i pari me 83 pikë, nga 31 ndeshje. United është i dyti me 68 pikë nga po aq ndeshje. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 7 xhiro.