VLLAZNIA - LIRIA
Vllaznia ia mohon Lirisë vendin e dytë
6 April, 2018 @15:51
Në takim hapës të xhiros së XXVI të Superligës së Kosovës në futboll, Vllaznia e Liria kanë luajtur pa gola.
Takimi kaloi me dominimin e prizrenasve, mirëpo goli i fitores nuk erdhi përkundër dominimit dhe mysafirët u detyruan të pajtohen me një pikë.
Rastet më të mira për shënim iu shfaqën futbollistit Toungara, i cili gaboi disa herë para portës vendase, kurse për t’u veçuar është edhe mundësia e Meriton Korenicës, i cili e goditi shtyllën nga afro 25 metra në minutën e 58’ të ndeshjes.
Ky barazim ia mohon Lirisë arritjen e vendit të dytë në tabelë, kurse për Vllazninë kjo ishte pika e 14 sezonale.