1/4: LAZIO - SALZBURG
Goli i Berishës, s’mjaftoi ndaj Lazios
5 April, 2018 @23:01
Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Valon Berisha, ka shënuar golin e barazimit të ekipit të tij Salzburg, 1-1, nga penalltia, por nuk ka ndalë humbjen e ekipit të tij që pasoi.
Marco Parolo i dha përsëri avantazhin Lazios, e Takumi Minamino barazoi në 2-2, duke shënuar golin e dytë të ekipit austriak.
Sidoqoftë, Lazioja me dy gola të shpejtë shënoi fitore 4-2 në përballje ndaj Salzburgut, derisa me ndeshjen e sontme, gjithçka duket hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën që vjen në Austri.
Valon Berisha ka qenë ndër më të mirët në fushë për ekipin e Salzburgut dhe ka qenë për 90 minuta në fushë të lojës.
Njejtë, edhe në anën tjetër, reprezentuesi i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka mbrojtur portën e lacialëve për 90 minuta në fitore.