ISA SADRIU
Kemi shpresa për ndeshjen e kthimit
4 April, 2018 @21:17
Trajneri i Vushtrrisë, Isa Sadriu, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij ka shpresa për kalim në finale, pas rezultatit 1-0.
Ai ka shtuar se, pasi që ekipi i tij nuk ka shfrytëzuar rastet gjatë rezultatit 0-0, ka mundur të humbte më thellë ndeshjen dhe rezultati prej 1-0 i jep shpresa.
“Të them të drejtën kemi ardhur për një rezultat me humbje minimale ose barazim. Kështu që, ne ia arritëm qëllimit tonë, edhepse Prishtina ka mundur që të fitonte 2-0 e 3-0. Mirëpo, ky është futbolli, sepse te 0-0 ne i patëm rastet tona. Ma merr mendja se i dhamë shpresë të madhe ekipit që pas dy javëve edhe Prishtinën ta largojmë nga Kupa,” ka folur me shpresë Sadriu pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e bardhekaltërve sot.
Prishtina mposhti Vushtrrinë 1-0 sot, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas dy javëve në stadiumin Ferki Aliu të Vushtrrisë.