1/2: DRENICA - VËLLAZNIMI
Pa fitues, finalisti përcaktohet në Gjakovë
4 April, 2018 @15:57
Në një atmosferë të mirë të krijuar nga të dyja tifozëritë, por në një fushë aspak të përshtatshme për lojë, Drenica e Vëllaznimi kanë luajtur baraz.
Të parët në epërsi kaluan gjakovarët me golin e Lorik Rudit në minutën e 9’ të ndeshjes, kur lojtari në fjalë shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase dhe gjuajti me të djathtën për 0-1. Më pas, trysnia e vendasve u rrit me kalimin e kohës dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 80’ përmes Kreshnik Ukës.
Ky rezultat bën që Vëllaznimi ndeshjen e kthimit ta fillojë si favorit për shkak të golit të shënuar në terrenin mysafir.
Ndeshja kthyese luhet më 18 prill në Gjakovë.