MIREL JOSA
Përkundër fitores, i pakënaqur me mesfushën
4 April, 2018 @21:11
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, përkundër se ekipi i tij mposhti Vushtrrinë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, është shprehur të jetë i pakënaqur me mesin e fushës, edhe pse rezultati doli të jetë i mirë.
“Me rezultatin jam i kënaqur, dhe jam i kënaqur për faktin që skuadra nuk pësoi gol e që Vushtrria u mundua në disa raste të hynte në zonën tonë. Unë nuk jam i kënaqur në përgjithësi me mesin e fushës i cili duhet jetë më i vendosur dhe sidomos në dyluftimet dhe nisjet përpara. Gjithashtu s’jam i kënaqur me mundësitë që ne i kishim sa i përket dyfishimit të rezultatit, duheshim treguar më të shpejtë, mos të prisnim shumë në konkludim dhe duhej treguar më kombinues me shokët që t’i nxirrnim ata për shënim,” ka thënë Josa pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës sot.
Prishtina mposhti Vushtrrinë 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi ganez, Khalid Abdul Basit.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në Vushtrri, dy javë më vonë, ku edhe do të përcaktohet finalisti i Kupës.