LLAPI-GJILANI
Daku kthen Llapin te fitorja
8 April, 2018 @16:01
Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e Llapit i është rikthyer fitoreve në takimin e luajtur sot ndaj Gjilanit në Podujevë.
Pjesa e parë kaloi me Llapin posedues më të madh të topit, por pa gola, derisa rasti më i mirë në këtë pjesë u paraqit për Florim Bërbatovcin në minutën e 7’, gjuajtjen e të cilit e priti portieri mysafir.
Epërsia e vendasve erdhi 7 minuta pas fillimit të dytë. Golashënues për skuadrën e tij ishte Mirlind Daku, i cili e shndërroi në gol penalltinë e fituar vet.
Ky ishte goli i 11 për Mirlind Dakun në Superligë sivjet, gol i cili e barazon atë me Artur Maganin dhe Oto Johnin në listën e top golashënuesve të Superligës.
Në minutën e 78’ të ndeshjes, Ilir Blakçori i vendasve u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë, mirëpo këtë e shfrytëzuan mysafirët në minutat e mbetura të ndeshjes dhe rezultati final i duelit ishte 1-0.
Sa i përket rasteve të mysafirëve, rastin më të mirë për Gjilanin në këtë takim e pati Ergon Hyseni, i cili nga afërsia u tregua i pasaktë në minutën e 81’ të ndeshjes.
Kjo fitore e ngrit Llapin në vendin e katërt, kurse Gjilani mbetet edhe më tutje në të shtatin.