CHAMPIONS LEAGUE
Lajm i mirë për Liverpoolin, Salah në stërvitje
9 April, 2018 @20:37
Pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Cityt, ekzistonte shqetësimi se ndoshta Salah do të mungonte në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet nesër mbrëma.
Dyshimet u shtuan kur egjiptiani në top-formë nuk ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen ndaj Evertonit në fundjavë, mirëpo dilemat përfunduan sot.
Mo Salah ishte pjesë e stërvitjes së plotë të Liverpoolit sot, gjë që nënkupton se ai është i gatshëm për sfidën e nesërme.
Ndeshja e parë në ‘Anfield Road’ u mbyll me rezultat 3-0 në të mirë të Liverpoolit, rezultat që i jep Liverpoolit epërsi të konsiderueshme para ndeshjes së nesërme.