VJEN GOLI I PARË I VELIUT
Valmir Veliu shënon golin e parë në Superligën turke
29 December, 2022 @17:06
Sulmuesi i Gaziantep FK, Valmir Veliu, ka shënuar golin e parë të tij në Superligën turke, prej se kaloi aty gjatë verës nga KF Llapi.
Veliu ka shënuar pas një asistimit të Furkan Soyalp, për të barazuar rezultatin ndaj Giresunsporit, ndërsa ekipi i tij në fund pësoi, pasi që Giresunspor me golin e Rijad Bajicit në kohën shtesë fitoi ndeshjen, 2-1 [Serginho 24, Bajic 90+5 - Veliu 51].
Me këtë fitore, Giresunspor kalon në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare të Superligës turke me 19 pikë nga 15 ndeshje, ndërsa Gaziantepi i Veliut bie në pozitën e 11 të renditjes me 17 pikë nga po aq ndeshje. Veliu që ishte startues te ekipi i Gaziantepit, luajti për 69 minuta aty, për tu zëvendësuar nga trajneri Erol Bulut me kilianin Anyelo Zagal.
52' Veliu
— zack FAST GOALS (@GoalsZack) December 29, 2022
Giresunspor 1-1 Gaziantep FK
pic.twitter.com/O4R0gVzeBH