Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI SHQIP

Valon Berisha i pafat, Fortuna me pikë shprese

Foto: Fortuna/tw

Valon Berisha i pafat, Fortuna me pikë shprese


16 May, 2020 @18:00

Rerezentuesi i Kosovës Valon Berisha ka qenë i pafat sot, pasi që në dy raste që ka pasur për ekipin e tij - shtylla e transversalja kanë ndalë shansin e tij.

Një herë shut, tjetrën herë me kokë - por goli nuk erdhi dhe në fund ekipi i Valonit Fortuna Dusseldorf u nda baraz pa gola me skuadrën e fundit në klasifikim, Paderborn.

Mesfushori i Shqipërisë Klaus Gjasula ka qenë startues për Paderbornin që me pikën e fituar kanë dalë si fitues nga kjo ndeshje, pasi që çdo pikë për ta është jetike në luftë për mbijetesë.

Gjasula luajti vetëm në pjesë të parë të ndeshjes dhe mori një karton të verdhë.

Valoni në anën tjetër luajti 68 minuta dhe paraqitja e tij jep shpresa për të gjithë - por defitinivisht sot ka qenë i pafat.

Bundesliga Tabelle


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga