VALON BERISHA
Valon Berisha kalon në Bundesligë!
29 January, 2020 @13:06
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është shumë afër të kalojë në Bundesligë.
Berisha i cili në këtë sezon luajti vetëm në 8 ndeshje për Lazion, pritet që sot të nënshkruajë me skuadrën gjermane Fortuna Dusseldorf.
Valoni pritet që të kalojë te Dusseldorfi në formë të huazimi me të drejtë blerjeje me vlerë prej 7 milion eurove.
Fortuna Dusseldorf aktualisht gjendet në fund të tabelës në Bundesligë me 15 pikë në total.