Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Manchesterët fitojnë

Van Persie vendimtar

REUTERS/Darren Staples

Van Persie vendimtar


29 November, 2012 @9:59

Dyshja kryesuse e Premier League, Manchester United dhe Manchester City, kanë marshuar sigurt edhe gjatë mesajvës.

Të kuqtë e Manchesterit, kanë arritur të shënojnë fitore ndaj West Ham United 1-0 dhe atë falë golit të holandezit fluturues, Robin Van Persie në minutat e para të ndeshjes.

Me këtë fitore, ekipi i Sir Alex Ferguson ka mbajtur distancën prej 1 pike ndaj rivalit të qytetit dhe kampionit, Manchester City, të cilët  gjithashtu arritën fitore.

City mposhti si mysafir Wigan Athleticun me rezultat 0-2. Italiani Mario Balotelli dhe anglezi James Milner ishin golashënues në ndeshje për kampionët, të cilët golat i shënuan në pjesë të dytë të takimit.

Manchester City i udhëhequr nga italiani Roberto Mancini është ekipi i vetëm i pamposhtur në ligat e forta europiane këtë stinor bashkë me Barcelonën në Spanjë.

REZULTATET:

Chelsea - Fulham 0-0

Everton - Arsenal 1-1

Man. United - West Ham 1-0

Wigan - Man. City 0-2

Tottenham - Liverpool 2-1

Swansea - WBA 3-1

Southampton - Norwich 1-1

Aston Villa - Reading 1-0

Sunderland - QPR 0-0


 
Të gjitha lajmet nga