NEW BASKET - DARDANËT

Vazhdon ngritja e New Basketit
25 February, 2022 @19:28
Skuadra prizrenase, New Basket, ka regjistruar fitoren e tretë rresht, duke e mposhtur Dardanët me rezultat 96-83.
New Basket ishte i koncentruar në fitore dhe në asnjë moment nuk e lëshoi epërsinë kundërshtarit.
Jordan Robinson shkëlqeu me 38 pikë, 15 kërcime e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Visar Ejupi me 24 pikë, 15 kërcime e 6 asistime.
Te Dardanët me pikë dyshifrore luajtën, Nick Paul me 24 pikë, Mirlind Zekaj me 23 pikë, Bujar Qeku e Emanuel Gegaj me nga 12 pikë dhe Shpat Syla me 11 pikë por nuk mjaftoi për fitore.
New Basket me një ndeshje më shumë dhe me 7 fitore e 6 humbje ngritet në pozitën e tretë, kurse Dardanët me 4 fitore e 9 humbje është në zonën e Play Outit.
Në xhiron tjetër New Basket takohet me Prishtinën e Re, derisa Dardanët me MH Prishtinën.