COPA DEL REY

Vedat Muriqi debuton si startues te Mallorca
2 February, 2022 @19:34
Me fillim nga ora 20:00, sonte Mallorca luan si mysafire e Rayo Vallecanos në kuadër të çerekfinaleve të Copa Del Rey në Spanjë.
Startues për Mallorcan sonte është Vedat Muriqi, i cili sonte do të debutojë te Mallorca.
Ndërkohë, përballë Muriqit do të jetë Ivan Balliu, mbrojtësi i Shqipërisë, i cili luan për Vallecanon.
Muriqi është vendosur në 11-shen startuese nga trajneri Luis Garcia sonte, derisa pos tij si debutues për ishullorët do të jenë edhe përforcimet tjera të skuadrës si Sergio Rico dhe Gonzales G.