DENIZLISPOR - FENERBAHCE
Vedat Muriqi përsëri në skenë
20 October, 2019 @20:29
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, përsëri ishte më i miri në fitoren e Fenerbahçes.
Feneri e mposhti Denizlisporin me rezultat 1-2.
Goli i parë erdhi në minutën e 40’ nga Tolga Cigerci, pasi e shfrytëzoi topin e kthyer nga shtylla, të cilën e goditi pas gjuajtjes me kokë Muriqi.
Vedati në minutën e 62’ e dyfishoi epërsinë, derisa Fenerbahçe e pësoi golin në minutën e 73’.
Me këtë fitore Fenerbahça ngritet në pozitën e tretë me 14 pikë, 3 më pak se lideri Alanyaspor.