EKSKLUZIVE: TAAJ RIDLEY TE VËLLAZNIMI
Vëllaznimi arrin marrëveshje me amerikanin Ridley
25 January, 2019 @15:24
Skuadra e Vëllaznimit ka gjetur brenda javës zëvendësim për amerikanin e larguar Robert Jerome Claypool.
Ekipi kuqezi i Gjakovës në radhët e veta do të shtojë amerikanin Taaj Ridley 201 centimetra të gjatë, që luan në pozitën e alos.
TopSporti.com ka mësuar nga burimet e saja se amerikani do të jetë përforcim i radhës për ekipin gjakovar, ndërsa basektbollisti 28 vjeç në stinorët e kaluar ka luajtur në ligat jugamerikane të basketbollit si Uruguaj, Paraguaj dhe Brazil [ekipi Sorocabana në ligën Paulista]. Ai një kohë të shkurtër [disa ndeshje] ka qenë pjesë e Bashkimit të Prizrenit dhe kjo do të jetë hera e dytë që arrin në Kosovë.
Ridley ka qenë pjesë e kolegjit Iona në SHBA para se të dalë jashtë vendit për të bërë karrierë profesioniste si basketbollist.
Vëllaznimi në anën tjetër po kërkon me çdo kusht futjen në Superligë të Kosovës në basketboll, ndërsa aktualisht është i dyti në Ligën e Parë me bilanc 8-1. Lider i Ligës së Parë është Feronikeli me bilanc 9-0.
Liga e Parë e Kosovës nis këtë fundjavë (26 dhe 27 janar) pjesën e dytë të stinorit, ndërsa Vëllaznimi është mysafir i ekipit United Basket nga Gjilani.