GJAKOVË
Vëllaznimi fillon përforcimet
19 June, 2017 @17:57
Pas emërimit të Ismet Munishit si kryetrajner, Vëllaznimi ka filluar menjëherë përforcimet për sezonin e ri.
Në radhët e gjakovarëve sot ka kaluar Samir Sahiti, lojtari që së fundi luajti për skuadrën e Trepçës.
Sahiti luan si mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në kampionatin shqiptar te skuadrat e Skënderbeut e Bylisit.