1/2: KUPA E KOSOVËS
Vëllaznimi fiton ndeshjen, Trepça ‘89 arrin finalen
1 May, 2019 @17:18
Pas fitores 0-4 në ndeshjen e parë në Gjakovë, skuadra e Trepçës ‘89 u mposht sot me rezultat 0-1 në ndeshjen kthyese ndaj Vëllaznimit në “Riza Lushta”, mirëpo kjo nuk i pengoi skuadrës mitrovicase që ta arrijë finalen e Kupës së Kosovës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Kushtrim Gashi i mysafirëve, i cili shënoi në minutën e 25’ të ndeshjes, mirëpo goli dhe fitorja e shënuar sot ishin të pamjaftueshme për të kaluar në finale për gjakovarët, me rezultatin e ndeshjes së parë që ishte shumë i thellë
Në finalen e Kupës, Trepça ‘89 më 25 maj do të përballet me Feronikelin, skuadër kjo që sot e eliminoi nga Kupa Ballkanin, kurse Vëllaznimit në pjesën e mbetur të sezonit i mbetet të luftojë për rikthim në Superligë.