Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHANI NUSHI - GJAKOVË

Vëllaznimi me 100-she ndaj Kastriotit

BOROZANI/Lis Dorambari

Vëllaznimi me 100-she ndaj Kastriotit


30 November, 2014 @21:16

Vëllaznimi ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Kastriotit sot në palestrën Shani Nushi. 

Ndeshja u këput nga Vëllaznimi në çerekët dy dhe tre

Ekipi i Jeton Nixhës, ka qenë tërësisht i barabartë në çerek të parë të lojës, ndaj mysafirëve nga Ferizaji, mirëpo në çerekun e dytë ata krijuan epërsi të nevojshme për pushim të rehatshëm. 

Edhe çereku i tretë kaloi në dominim të Vëllaznimit, derisa dhjetë minutëshi i fundit kaloi me lojë të barabartë sa për të përcaktuar rezultatin përfundimtar dhe fitoren e katërt të gjakovarëve në Superligë. 

Kjo ka qenë ndeshja e parë e ekipit kuqezi nga Gjakova, ku kanë arritur shifrën e 100 pikëve të shënuara. 

Brooks, dallohet te gjakovarët

Amerikani i vetëm në radhët e gjakovarëve, Phil Brooks, ka qenë më i dalluari i ndeshjes sonte duke shënuar double-double prej 22 pikëve dhe 12 asistimeve. 

Atij i ndihmuan edhe Dino Hodzic (gjithashtu double-double), pastaj Mario Hajdic dhe Korab Prekazi (nga banka) - të gjithë me pikë dyshifrore. 

Te Kastrioti, përkundër mundit të madh për të arritur më shumë, e që nuk e arritën, u dalluan: Donald Lawes dhe Stephen Coles me nga 23 pikë të shënuara, derisa ky i pari shtoi edhe 11 kërcime për të përfunduar ndeshjen me double-double. 

Vëllaznimi përforcohet në pozitë të pestë, derisa Kastrioti vazhdon të jetë i fundit në tabelë. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore:

Vëllaznimi Kastrioti
Çereku i parë 18 16
Çereku i dytë 28 16
Çereku i tretë 24 17
Çereku i katërt 30 29
Kërcime 23 25
Asistime 32 18
Bllokada 1 9
Topa të vjedhur 3 0
Tentime për tre pikë 10/24 6/16
Tentime nga loja 41/76 27/45
Tentime nga gjuajtjet e lira 8/9 18/30


Statistikat individuale te Vëllaznimi

1 Phill Brooks 22 pikë 12 asistime 2 kërcime
2 Dino Hodzic 19 pikë 12 kërcime 6 asistime
3 Marijo Hajdic 15 pikë 4 asistime 1 kërcim
4 Korab Prekazi 13 pikë 2 kërcime 2 asistime
5 Besnik Azemi 9 pikë 2 asistime 1 kërcim
6 Qëndrim Ajazaj 7 pikë 2 asistime
7 Driton Rraci 6 pikë 1 kërcim
8 Imer Tahiri 5 pikë 1 kërcim 1 asistim
9 Genti Zeka 2 pikë 2 kërcime 2 asistime
10 Leutrim Berisha 2 pikë 1 kërcim


Statistikat individuale te Kastrioti

1 Donald Lawes 23 pikë 11 kërcime 2 asistime
2 Stephen Coles 23 pikë 5 kërcime 4 asistime
3 Vincent Williams 14 pikë 3 asistime 1 kërcim
4 Hysen Sadiku 8 pikë 2 asistime
5 Gent Shabani 4 pikë 4 kërcime 3 asistime
6 Armend Jashari 3 pikë 3 asistime 1 kërcim
7 Reuben Werber 3 pikë 3 kërcime

 
Të gjitha lajmet nga