VËLLAZNIMI - PRISHTINA E RE

Vëllaznimi rrëmben fitoren në çerekun e fundit, vazhdon pa humbje
25 February, 2022 @21:35
Lideri i Ligës së Parë, Vëllaznimi, ka shënuar fitore në një ndeshje mjaft të vështirë kundër Prishtinës së Re.
Skuadra gjakovare e mposhti kundërshtarin me rezultat 74-68.
Prishtina e Re gjatë ndeshjes e krijoi një epërsi prej 14 pikëve, derisa Vëllaznimi në çerekun e fundit arriti të këndellet dhe e regjistroi fitoren e radhës.
Atik Koshi me 19 pikë e 9 kërcime ishte më i miri te Vëllaznimi, kurse u dalluan edhe Besnik Azemi me 18 pikë, Ron Dahsyla me 16 pikë, Ujkan Karanezi me 12 pikë dhe Bardhi Rexha me 10 pikë.
Te Prishtina e Re u veçuan Mërgim Jakupi me 18 pikë, Dion Haxhosaj e Arbër Sinani me nga 16 pikë dhe Don Polloshka me 15 pikë.
Vëllaznimi me 13 fitore rresht pa humbje, gjendet në krye të tabelës, kurse Prishtina e Re me 8 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e tretë.
Në xhiron e 14 Vëllaznimi përballet me Borean, derisa Prishtna e Re e pret New Basketin.