Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi shpallë Ambasadorët e nderit

Vëllaznimi shpallë Ambasadorët e nderit


22 January, 2021 @20:18

Në mbledhjen e kryesisë së re të KF Vëllaznimi, kryesi kjo që u bë ditë më parë, KF Vëllaznimi ka emëruar ambasadorët e nderit të klubit.

Edita Doli, Lorik Cana dhe Shkëlzen Doli janë shpallë ambasadorë nderi të klubit të Vëllaznimit, për shkak se treshja ka qëndruar afër klubit në ditët më të vështira dhe më të mira të saj, pa marrë parasysh largësinë ku veprojnë.

NJOFTIMI I PLOTË

Të dashur adhurues të KF “Vëllaznimi”

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se në mbledhjen e parë te mbajtur të Kryesisë së Re të KF “Vëllaznimi”, në mesin e vendimeve të tjera, kjo kryesi ka vendosur që ti shpallë Ambasador nderi të KF “Vëllaznimi”, tre përfaqësues të denjë të qytetit të Gjakovës, të tre ekspertë të jashtëzakonshëm dhe me ndikim në fushat e tyre, brenda dhe jasht Kosovës:

1.Lorik Cana (Kapiten legjendar si dhe futbollist nderkombëtar)
2.Shkëlzen Doli (Violinist i Filharmonisë së Vjenës)
3.Edita Doli (Gazetare-drejtoreshë e emisionit “Radar” Radio Dukagjini)

Vlenë të theksohet që ky vendim është marrur, bazuar në faktin që edhe më heret, qe të tre këta përfaqësues dinjitoz të fushës së Kulturës, Artit dhe të Sportit shqiptar e ndërkombëtar, kanë qëndruar shumë afër klubit në ditë të mira e të vështira, duke qenë të lidhur emociomalisht, pa marrë parasyshë vendqëndimit të largët të tyre nga qyteti ynë!
Distanca e largët nuk i ka penguar fare në dhënjen e kontributit të tyre në ç‘do formë e mjet për Klubin e zemrës së tyre në veçanti dhe klubin e zemrës tonë në përgjithësi!
Ne jemi të bindur që, tē motivuar nga ky titull nderi, kontributi i tyre veq sa do të vie duke u shtuar dhe ndikimi i tyre do ti jep një energji të re përpjekjeve tona, jo vetëm për mbijetesë por për mobilizim sa më të madh që të gjithë të bashkuar, ta ngrisim lartë e më lartë moralin, nderin dhe emrin më të dashur për të Kuqezinjët e Jakovës dhe të qytetit të traditës e të kulturës: KF “Vëllaznimi”
Na prift e mbara
Kryesia e KF “Vëllaznimi”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë