Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFCON | VENDI I TRETË: BURKINA FASO - KAMERUNI

Vendasit luftojnë për rikthimin e madh dhe të bronztën

Vendasit luftojnë për rikthimin e madh dhe të bronztën


6 February, 2022 @11:00

Një ndeshje me kthesë të madhe u zhvillua mbrëmë në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, ku vendasit dhe organizatorët e AFCON, Kameruni, është dashur të bëjnë luftë të madhe për të përmbysur epërsinë 3-0 të Burkina Fasos për të fituar ndeshjen në fund!

Pasi që arritën barazimin 3-3 deri në fund të ndeshjes, kamerunasit u treguan më të saktë pas penalltive dhe kështu mbyllën AFCON 2022 si vend i tretë më i miri në Afrikë, duke marrë medaljen e bronztë të turneut më të madh në atë kontinent.

Cameroon

Vincent Aboubakar ka qenë përsëri i pakapshëm, ai ka shënuar dy herë në pesë minutat e fundit të ndeshjes për të barazuar ndeshjen në 3-3 [Steve Yago 24, Andre Onana 43ag., Djibril Ouattara 49 - Stephane Bahoken 71, Vincent Aboubakar 85, 87].

Pas kësaj, te penalltitë Kameruni shënoi të pestat në seri, ndërsa Burkina Faso gaboi njërën dhe kështu me rezultatin 3-5 në të mirë të kamerunasve.

Sonte prej orës 20:00 zhvillohet finalja e madhe ku Senegali ndeshet me Egjiptin. Derisa senegalezët janë duke e kërkuar trofeun e parë në finalen e tretë të tyre në histori, Egjipti rekord-fitues (7 herë, e fundit në 2010) kërkon trofeun për të vazhduar dominimin në Afrikë.

 


 
Të gjitha lajmet nga International