VEDAT MURIQI
Vendoset e ardhmja e Muriqit
4 July, 2019 @22:46
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, pas shumë bisedimeve, ka vendosur për të ardhmen e tij.
Muriqi edhe pse është kërkuar nga dy gjigandët Fenerbahçe e Galatasaray, ai vendosi që të mbetet edhe një sezon te skuadra e Caykur Rizesporit.
25 vjeçari Muriqi, pak më parë tregoi në llogarinë e tij personale edhe arsyen se pse mbeti në klub.
“Pas një bisede me kryetarin e klubit Hasan Kartal, vendosa të mbetem te klubi Caykur Rizespor deri në fund të kontratës, ngase deshira ime dhe e kryetarit nuk është përputhur dhe kështu vendosa të mbetem te klubi.” shkroi Muriqi në Instagramin e tij.
Vedat Muriqi, sezonin që e lamë pas ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Superligën Turke me 17 të shënuara.