KUPA E KOSOVËS: BALLKANI 0-0 FERONIKELI
Vendoset në “Rexhep Rexhepi”
3 June, 2020 @18:16
Dueli i parë gjysmëfinal mes Ballkanit dhe Feronikelit në Suharekë sot përfundoi pa gola, 0-0, derisa skuadrat patën rastet e veta por, pa konkretizim.
Rastet më të mira në ndeshje i kishte Feronikeli, por çuditërshit topi nuk hynte në portën e Armend Ruxhit, për të përfunduar dueli pa fitues.
Në ndeshjen e kthimit Ballkani ka përparësi, pasi që në secilin barazim me gola të ndeshjes do të siguronte finalen e Kupës.
Në pjesë të parë Ismet Munishi trajner i Ballkanit u ndëshkua me karton të verdhë nga referi i ndeshjes për shkakt të protestimeve ndaj vendimeve të referit, ndërsa Feronikeli u dësht të bëj zëvendësim të detyrueshëm për shkak të lëndimit të Van Dave Harmonit, që u zëvendësua me Mevlan Zekën.
BALLKANI - FERONIKELI, Minutë pas minute
Në pjesë të dytë Zeka pat rast ideal para portës së Ballkanit. Ruxhi shpëtoi portën e tij.
E rasti më i mirë i ndeshjes u bë 15 minuta para fundit, kur Mendurim Hoti i Feronikelit çoi topin drejt portës, e këndej mbrojtësi i Ballkanit Besnik Krasniqi me kokë largoi topin nga vija fatale.
Pas dy jave, më 17 qershor Feronikeli dhe Ballkani do të përcaktojnë finalistin e Kupës së Kosovës në përballjen e kthimit në Rexhep Rexhepi.