Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FARUK ELSHANI, PAS NDESHJES

Vendosi momenti

Vendosi momenti


23 October, 2021 @17:06

Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes nga Gjilani ka thënë se ekipin e tij e dënoi një moment në ndeshje.

Ai ka shtuar se edhe fondi i lojtarëve është i varfër, por edhe lojtarët që luajnë përpara duhet të jenë më konkret para golit.

“Gjilani ka lojtarë më cilësor. Në këto ndeshje vendos një moment dhe kështu ndodhi edhe sot. Në duelet tjera duhet të jemi më konkret para golit, pa shënuar nuk mund të fitosh. Fondi i lojtarëve është i varfër, por të shohim se çka do të ndodhë më tej,” ka thënë ai pas ndeshjes.

Feronikeli me humbjen e sotme është vendosur në  vendin e fundit në renditjen tabelare të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga