TAHIR BATATINA, PAS NDESHJES
Nuk na mundi Drita, por gjyqtarët!
23 October, 2021 @16:45
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur të jetë i mllefosur me referimin në ndeshjen që ekipi i tij Llapi e humbi nga Drita sot, 1-3.
Ai ka thënë se ekipi i tij nuk u mposht nga Drita, por nga referimi, ndeshje kjo ku Genc Nuza ishte kryesor.
“I përgëzoj djemtë për angazhimin. Kjo ndeshje i shkon Nuzës që dha penallti të lehtë dhe karton të kuq. Ka ardhur me synim të caktuar. Kjo s’i konvenon futbollit. Ai e shikon VAR-in kur të dojë. Nuza e di shumë mirë çka ka bërë. VAR-i është zbatu vetëm kur i konvenonte. Dritës ia uroj fitoren, por edhe arbitrave. Iu ka hyrë frika në palcë nga Llapi pas tri fitoreve rresht. Por, Llapi nuk ndalet,” ka thënë ndër të tjera Batatina pas ndeshjes.
Llapi kishte hyrë në seri prej tri fitoreve rresht dhe në këtë ndeshje hynte me super-formë të mirë, por në fund doli humbës nga takimi, ku gjilanasit festuan në fund.