Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA - NORWICH

Rashica 45 minuta, Mount hat-trick, Chelsea deklason Norwichin

Rashica 45 minuta, Mount hat-trick, Chelsea deklason Norwichin


23 October, 2021 @15:20

Ndonëse në mungesë të dyshes sulmuese Lukaku - Werner, Chelsea sot përsëri tregoi paraqitje fantastike në ndeshjen ndaj Norwichit.

Këtë të fundit Chelsea e mposhti sot me rezultat të thellë 7-0, e golat e fitores sot u shënuan nga Mount 8’ 85’ 90+1’, Hudson-Odoi 18’, James 42’, Chilwell 57’ dhe Aarons (AG) 62’.

Me të filluar pjesa e dytë, te Norwichi në lojë u inkuadrua Milot Rashica, por që nuk pati hapësirë të tregojë diçka, me Chelsean që po dominonte çdo cep të fushës.

Me një ndeshje më shumë të luajtur, Chelsea ka momentalisht 4 pikë më shumë se ndjekësi i parë Liverpooli, kurse Norwich nuk di për fitore edhe pas 9 ndeshjeve të luajtura dhe mbetet i fundit në renditje.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League