Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VITIA - VUSHTRRIA

Bashkim Shala vendimtar, Vushtrria mposhtë Vitinë

Bashkim Shala vendimtar, Vushtrria mposhtë Vitinë


23 October, 2021 @15:02

Me rezultat minimal 0-1 është mbyllur dueli i sotëm i Grupit B të Ligës së Parë mes Vitisë vendase dhe Vushtrrisë mysafire.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 16’ nga Bashkim Shala i vushtrriasve dhe kështu ndeshja u mbyll 0-1 për ta.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Vushtrria të jetë një pikë larg liderit të Grupit B në Ligën e Parë, kurse Vitia momentalisht është e parafundit në atë grup.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, Vushtrria e kishte mposhtur Vitinë me rezultat 1-0

Xhiron e ardhshme, Vitia luan si mysafire e Arbërisë, kurse Vushtrria e pret Kikën në “Ferki Aliu”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë