Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU - RAMIZ SADIKU

Ramiz Sadiku fiton derbin lokal, ruan kreun

Ramiz Sadiku fiton derbin lokal, ruan kreun


23 October, 2021 @15:08

Falë një goli të shënuar në pjesën e dytë, Ramiz Sadiku ka arritur që ta mposhtë sot 2 Korrikun dhe ta fitojë derbin lokal të kryeqytetit në Ligën e Parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e Ramiz Sadiku në fund triumfoi 0-1 [Armend Misini 89] falë një goli të shënuar vonë në pjesën e dytë.

Armend Misini ka qenë njeriu që i dha fitoren skuadrës së industrialistëve sot, duke qëlluar portën e 2 Korrikut në minutën e 89 të  ndeshjes për t’i dhënë tri pikët jetike për ruajtjen e kreut të tabelës ekipit të tij.

Përndryshe për Misinin ky ka qenë goli i shtatë sezonal.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Ramiz Sadiku ta ruajë kreun e Grupit B të Ligës së Parë edhe më tutje, kurse 2 Korriku momentalisht është i treti në këtë grup.

Këto dy skuadra sivjet ishin përballur edhe në xhiron e parë të sezonit, ku 2 Korriku e mposhti Ramiz Sadikun 1-2 në atë takim.

Xhiron që vjen, 2 Korriku është mysafir i Fushë Kosoves, kurse Ramiz Sadiku e pret Ferizajin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë