ISMET MUNISHI, PAS NDESHJES
Loja më e mirë deri sot
23 October, 2021 @16:58
Ismet Munishi është shprehur jashtëzakonisht i gëzuar me fitoren e arritur ndaj Feronikelit sot. Ai ka përgëzuar lojtarët e tij jo vetëm për fitoren që i bëri lider, por veçanërisht për lojën e treguar të lojtarëve në fushë.
Gjilani mposhti Feronikelin sot 1-0 me golin e shënuar nga Blerim Krasniqi.
“Kjo ishte ndeshja më e mirë që e ka luajtur Gjilani deri sot. Lojë e bukur, me angazhim dhe me vetëbesim. Gëzohem që Krasniqi dha gol sepse ka dhënë kontribut të madh në lojë. Kishim mungesa të shumta sot, por duhet të vazhdojmë tutje,” ka thënë ndër të tjera Munishi duke numëruar mungesat si: Kastrati, Musolli, Prekazi e Veliu.
Gjilani për momemtin është lider i Superligës dhe nesër pret të sheh nëse Ballkani apo Drenica do të fitojnë dhe a do të mbeten në krye të renditjes tabelare.