ANALIZAT VERORE
Vera te FC Inter
Shkruan: LUAN MORINA
13 July, 2017 @23:07
Interi ka blerë mjaftueshëm vitin e kaluar. Edhe një verë më herët! Dhe për të përfunduar vetëm në pozitën e shtatë?! Vendime të gabueshme në kryesi, si në transferime ashtu edhe në përzgjedhjen e trajnerëve! Vendime që i kanë kushtuar me një sezon të humbur kaltër-zinjve.
Porta
Tashti Spalletti nuk po e do Handanovicin?! Pse?! E vërtetë që nuk ka shumë vite të mbetura, por nuk është problemi kryesor tek Interi. Përkundrazi, është ndër arsyet pse Interi ka gjetur një vend në Evropë sezonin paraprak. Szczesny do të ishte ide interesante. Edhe më afatgjate ndoshta.
Mbrojtja
Qendërmbrojtja është ndër më të mirat në Itali. Nuk janë të përkryer, por prapë janë aty në krye. Edhe krahët nuk kanë qenë aq të dobët. Sigurisht që për titull apo Ligë të Kampionëve nevojiten prurje. Sidomos në krahë.
Mesfusha
Edhe këtu janë mirë të populluar. Kanë marr Gagliardinin në janar, një talent i shkëlqyeshëm. Me Kondogbian, Brozovicin, Marion do të duhej të siguronin pjesën qendrore të mesfushës për shumë kohë. Banega s’është dashur të ikë, për t’i lënë vend Valeros. E di që ka kuptim në aspektin financiar, por menjëherë të shndërrohen në një ekip që shesin?! Milano nuk e meriton një ekip të tillë. Mjaft ka pasur tashmë sa vite një tjetër kësisoji!
Sulmi
Di Maria e Lucas. Papu Gomez shihet gjithashtu si opsion i mirë për krahët e sulmit. E krahët aktual janë goxha të mirë. Perisic e Candreva kryejnë punë për një ekip që lufton tani katërshen e Ligës së Kampionëve. Po të mund të ndizte edhe Gabriel Barbosa, atëherë nuk do të nevojitet më shumë se një krahë sulmi. Eder më shumë më duket si gjysmë-qendërsulmues. Do të mund të ishte zëvendësues i Icardit. E Icardi është ndër 9shat më të mirë në ligë.
Spalletti duhet të rehatoj Interin në tri pozitat e para. I nevojitet kohë, dhe besoj që do ta ketë. Së paku një sezon të plotë. Me disa prurje të mençura, Inter mund të hedh pllakën e parë drejt një ekipi kulmor.