Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI DISIPLINOR

Vërejtja e fundit për mos respektim të masave anti-COVID19

Foto: FCBallkani/fb

Vërejtja e fundit për mos respektim të masave anti-COVID19


2 October, 2020 @11:40

Tri skuadra të Superligës së Kosovës kanë marrë vërejtjen e fundit nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, për mos respektimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së lidhur me zbatimin e masave anti-COVID19.

KF Arbëria, FC Ballkani dhe FC Llapi 1932 kanë marrë masën disiplinore: Vërejtja e fundit, pasi që sipas raporteve zyrtare të delegatëve nuk kanë respektuar masat e parapara.

Masat janë dhënë për ndeshjet e këtyre ekipeve si vendas, ku Arbëria priti Prishtinën, Ballkani Feronikelin ndërsa Llapi Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga