Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E DISIPLINORES

Vërejtje dhe gjoba të vogla për ofendimet publike

Vërejtje dhe gjoba të vogla për ofendimet publike


24 June, 2020 @14:03

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka marrë vendimet për ngjarjet e xhiros së kaluar të Superligës, ku pati fyerje e ofendime si në komunikata të klubeve, ashtu edhe në televizione të ndryshme gjatë paraqitjes së akterëve aty.

Mirëpo, asnjë klub e as zyrtar i saj, nuk ka marrë ndonjë dënim/gjobë që do të mund t’ia prishte “tymin” edhe pse publikisht u përdor termi “këlysh” për referë të caktuar dhe çka tjetër jo.

Kështu, sipas Vendimit të fundit të KD-së gjobat dhe dënimet janë si mëposhtë, të renditura me radhë.

KF Flamurtari - i është shqiptuar masa e ndëshkimit, vërejtje e fundit - për shkak të lëshimeve në organizim të ndeshjes, ku ka pasur persona që kanë hyrë në stadium në kundërshtim me rekomandimet e FFK-së dhe IKSHPK-së, në ndeshjen Flamurtari-Ballkani.

KF Ballkani - i është shqiptuar masa e ndëshkimit, vërejtje e fundit dhe pagesa e mjeteve të thyera sipas faturës së prezantuar nga KF Flamurtari - për shkak të thyerjes së qëllimshme të xhamave në zhveshtore, pas ndeshjes Flamurtari-Ballkani.

KF Trepça’89 - Abedin Zeka, kryetar - dënim me 300 euro - për shkak të sharjeve dhe fyerjeve drejtuar organeve të FFK-së, pas ndeshjes Trepça’89-Drita, në emisione sportive në TV. 

KF Llapi - Tahir Batatina, trajner - dënim me 300 euro - për shkak të akuzave dhe shpifjeve drejtuar personave zyrtarë të FFK-së, pa ndeshjes Llapi-Drenica.

KF Llapi - Muhamet Rexhepi, sekretar - pezullohet nga të gjitha garat e FFK-së derisa të kompletohet lënda, si dhe kërkohet deklarata plotësuese nga lojtarët e akuzuar Labinot Osmani e Mentor Zhdrella.

KF Drenica - Drilon Bekteshi, zyrtar për siguri - dënohet me 300 euro, për shkak të manifestimit të sjelljeve josportive në ndeshjen e kthimit të Digitalb Kupës së Kosovës, Drenica-Prishtina.

KF Drenica - Edon Pasoma, futbollist - dënim me dy ndeshje moslojë sipas radhës, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen Drenica-Flamurtari.

KF Prishtina - lëshime në organzim të ndeshjes Prishtina-Dukagjini, ofendime nga persona zyrtarë në tribunën VIP drejt mysafirëve të KF Dukagjini. Hapet procedura disiplinore.

KF Prishtina - Armend Dallku, trajner - hapet procedura disiplinore për sharje dhe fyerje gjatë ndeshjes Prishtina-Dukagjini drejtuar zyrtarëve të klubit mysafir në hapësirën teknike - bankën e mysafirëve. Kërkohet deklarata plotësuese nga i apostrofuari.

KF Prishtina - personi për siguri (nuk i është shënuar emri) -  për shkak të ofendimit të zyrtarëve të ekipit mysafir në ndeshjen Prishtina-Dukagjini. Hapet procedura disiplinore dhe kërkohet deklarata plotësuese.


 
Të gjitha lajmet nga